Berisha vlerësohet në humbjen e SPAL

Viti 2020 ka nisur mbarë për kuqezinjtë shqiptarë që luajnë në Spanjë. Rey Manaj rikthehet te goli me skuadrën e Albacetes pas 3 muajsh.

Albacete po humbiste 3-0 kundër Tenerifes në transfertë. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në mesin e pjesës së dytë dhe vetëm pas 4 minutash shënoi nga brenda zonës me kokë. Goli i tretë për Manajn këtë sezon.

Armando Sadiku, në Segunda Division ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Malagas në sfidën ndaj Real Oviedos në minutën e 67-të. Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari i takimit akordoi 11-metërsh në favor të miqve, që u shndërrua në gol nga Sadiku. Ky ishte goli i 8-të me fanellën e Malagas në kampionat.

Keidi Bare pritet të jetë shpëtimi i klubit të Malagas për nga ana financiare, pasi me shitjen e tij mund të mbulohet një pjesë e mirë e shpenzimeve.

Por klubi i Malagas refuzoi 500 mijë euro për Keidi Baren një ofertë të ardhur nga Rayo Vallecano, skuadër që luan gjithashtu në Segunda Division. Drejtuesit e Malagas nuk pranojnë ta lejojnë të largohet për një çmim të ulët mesfushorin e kombëtares shqiptare.

Edhe pse SPAL i tij humbi Etrit Berisha u vlerësua për paraqitjen e tij si më të mirët e skuadrës. Sipas mediave italiane nëse SPAL ishte në lojë thuajse deri në fund të takimit, kjo erdhi për meritën e tij. Për portierin e kombëtares nota 7.

Tv Klan