Bamford i Leeds refuzoi Harvard për futbollin

Me golin e shënuar ndaj Birmingham, Bamford e rendit veten në listën për cmimin Puskash edhe pse viti 2024 ka pak ditë që ka nisur.

Ai kontrolloi me gjoks një top pas një krosimi të gjatë thuajse 50 metra nga Ampadu dhe pa e lënë të bjerë në tokë me rrotullim goditi me të majtën nga jashtë zone duke realizuar një gol i denjë për një vepër arti.

Patrick James Bamford në fakt është një fenomen në botën e futbollit. Ai luajti regbi deri në moshën 10 vjeç dhe përfundoi gjimnazin me të gjitha 10-a.

Studioi frëngjisht, histori, biologji dhe shkëlqeu aq shumë sa Universiteti i Harvardit i ofroi një bursë për të studiuar dhe luajtur futboll në Shtetet e Bashkuara.

Por ai refuzoi pasi dëshironte të ndiqte pasionin e tij për sportin. Ai u dallua në disa klube në Angli, por nga ana tjetër ka vuajtur gjatë prej dëmtimeve.

Tani, në moshën 30-vjeçare, ai kërkon të ‘rilindë’. Këtë kampionat ai ka luajtur vetëm dy ndeshje si titullar, dy të fundit dhe ka shënuar në të dyja.

Entuziazmi i tij do ta ndihmojë dhe deri në fund të këtij sezoni mund të sjellë surpriza të tjera.

Tv Klan