Shënon Ronaldo fiton Juventus. Portugezi gjeti serish rrugën e rrjetës për bardhezinjtë duke siguruar kështu një tjetër 3-pikësh në kampionat. Ndaj Frosinones portugezi ishte edhe me fat pasi topi i erdhi tek këmbët dhe ai lehtësisht e çoi në rrjetë. Fillimisht u dyshua për pozicion jashtë loje, por anësori nuk sinjalizoi asgjë. 4 minuta pas përfundimit të kohës së rregullt, Bernardeschi shënoi golin e dytë për Juven duke mbyllur ndeshjen.

Në një tjetër ndeshje të Serie A, Milani kaloi në avantazh dy herë dhe të dyja herët nuk mundi ta ruante atë. Milan barazoi në ‘San Siro’ me Atalantan 2-2. Higuain shënoi një supergol në pjesën e parë. Në të dytën Atalanta barazoi me Gomez. 7 minuta më pas Bonaventura kaloi sërish Milanin në avantazh. Atalanta barazoi në kohë shtesë me Rigonin.

Roma vazhdon të dështojë në këtë sezon të Serie A. Kryeqytetasit zbritën në vendin e 12 të renditjes pas humbjes në Bologna.

Tv Klan