A është ëmbëlsira pjesa juaj e preferuar e vaktit? Nëse po atëherë lajmi i keq është se sheqeri i tepërt mund të dëmtojë shëndetin në mënyra të ndryshme. Ai mund të ndikojë në peshën e trupit dhe mund të shkaktojë formimin e puçrrave.

Gjithashtu rrit rrezikun për diabet të tipit 2 dhe shkakton nivele të ulëta energjie. Sipas një studimi të fundit, sheqeri i tepërt është shumë i dëmshëm edhe për shëndetin e zemrës.

Efektet e këqija të sheqerit në shëndetin e zemrës

Konsumimi i tepërt i sheqerit kontribuon në një rrezik më të lartë të disa problemeve shëndetësore kronike si diabeti, mbipesha, hipertensioni dhe niveli i kolesterolit jo të shëndetshëm. Këto janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës.

Çdo gjë që konsumoni shndërrohet në energji përmes prodhimit të insulinës. Nëse sheqeri konsumohet shumë, insulina nuk do ta konsumojë atë dhe kaloritë shtesë ruhen si yndyrë. Yndyra shtesë shkakton mosfunksionim metabolik në trup duke i bërë kështu rezistencë insulinës.

Yndyra e lartë çon në rritjen e prodhimit të kolesterolit të keq. Prandaj mirëmbajtja e kolesterolit të mirë është e rëndësishme për të zvogëluar rrezikun e goditjes në tru dhe problemeve të tjera që lidhen më zemrën.

Sheqeri shtesë mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut. Kjo e bën zemrën të funksionojë më shpejt, për të pompuar më shumë gjak. Kjo gjendje nga ana tjetër, mund të çojë në tendosje të zemrës, duke shkaktuar dëme në enët e gjakut dhe duke rritur rrezikun për goditje në tru./tvklan.al