Ministrja e Mbrojtjes pret gjeneralin amerikan

Vetëm disa muaj para anëtarësimit të pritur zyrtar në NATO, ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska thotë se edhe më tej do të ketë sulme, nga forca të brendshme dhe të huaja të cilat duan ta pengojnë integrimin euro-atlantik të Maqedonisë. Por megjithatë, shumë shembuj si publikimi i bisedave të incizuara në fshehtësi në rrjetet sociale, bashkëbisedues të rrejshëm me kryeministrin, ose krijimi masiv i lajmeve manipuluese, sugjerojnë se sistemet vendase të sigurisë dhe komunikimeve janë të rrezikuara.

Radmila Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes: Ka shumë persona në vend por edhe jashtë tij të cilët mendojnë se duhet të bëjnë gjithçka që vendi ynë të mos bëhet anëtar i NATO-s dhe të mos fillojë negociata me BE-në.

Mysafiri i Ministres së Mbrojtjes, komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit federal amerikan të Vermontit, Gregori Najt, me të cilin ushtria e Maqedonisë ka një bashkëpunim 25-vjeçar, shpreh bindjen se anëtarësimi në Aleancë është i padiskutueshëm, në emër të sigurisë në Evropë.

Gregori Night, komandant i Gardës Kombëtare Vermont: Ne jemi të përkushtuar ta ndihmojmë Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta rrumbullakësojë anëtarësimin në NATO, të bëhet pjesë e ekipit, anëtarja e 30-të dhe të ndihmojë në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit në Evropë.

Senati Amerikan pritet që së shpejti ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërkohë që këtë e kanë bërë 20 vende të tjera anëtare të organizatës më të madhe ushtarake në botë.

Tv Klan