NASA ka shtyrë nisjen e ekipit të parë të astronautëve të SpaceX për shkak të motit të keq.

Ekipi, i përbërë nga 3 astronautë amerikanë dhe 1 japonez ishte parashikuar të nisej të shtunën, por u shty me një ditë për shkak të erërave të forta që ndikonin në sigurinë e operacionin.

Nisja do të bëhet tashmë në orën 7:27 me orën lokale, të dielën. Për NASA-n kjo është një ditë historike pasi do të nisë përdorimin e firmave private si “shërbim taksi” për të dërguar ekipet e veta në stacionin hapësinor.

“Ky është një nder i madh që inspiron besimin për rikthimin në hënë, udhëtimin në Mars dhe ndihmën përfundimtare që njerëzimi të bëhet shumë planetar”, tha Elon Musk, themeluesi i SpaceX. /tvklan.al