Rama: Anti-KÇK zgjidh problemet gjyqësore edhe me sigurimet

Revolucioni dixhital ka bërë pjesë prej 1 Janarit, edhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore. 24 shërbime janë tashmë online, ndërsa nga 151 dokumente për çdo aplikim, 102 do tësigurohen nga vetë punonjësit e këtij Instituti.

Teksa vizitoi këtë të premte zyrat e ISSH në kryeqytet, Kryeministri Edi Rama theksoi se një prej synimeve të shërbimeve online është eliminimi i radhëve të gjata.

Kryeministri foli edhe për problemet gjyqësore me Sigurimet, duke thënë se ato do të marrin zgjidhje nga zbatimi i paketës anti-KÇK. Deri në muajin Qershor gati 90% e shërbimeve do të kalojnë online.

Tv Klan