Shërbimet e Tatimeve shkojnë te “ADISA”

Posta

Shërbimet e Tatimeve shkojnë te “ADISA”

16:32 12/10/2019

Denaj: Sportel “One Stop Shop”, ulet mundësia për korrupsion

Bashkimi i shërbimeve shtetërore në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, për qeverinë është pjesë e reformës së deregulimit.

Një ditë më parë, Partia Demokratike denoncoi bashkimin e shërbimeve, sidomos për pjesën e çështjeve tatimore te ADISA, duke thënë se zgjatet koha për kthimin e një përgjigjeje te tatimpaguesi duke dëmtuar më tepër klimën e biznesit në vend. Por qeveria mendon se klima përmirësohet pasi shkurtohet koha dhe po ashtu mundësia për korrupsion.

Një vendim i datës 2 Tetor, i cili përcakton se sportelet e ADISA-s tashmë do të presin qytetarët edhe për çështje që lidhen me zyrat e Kadastrës, Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore, zyrat e punës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, shkaktoi debate lidhur me kohën që do t’i duhet taksapaguesve për të marrë shërbimin.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi