“Të martën do të jetë dita më e ftohtë”

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në vendin tonë thotë se në Tiranë u regjistrua shpejtësia e erës 18 m/s ose 64 km/h.

Era e fortë arrin shpejtësinë më të lartë në zonat bregdetare, duke shënuar vlerën maksimale prej 30 m/s ose 108 km/h.

Era e fortë do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa më pas intensiteti do të vijë duke u ulur. Ndërsa në zonat bregdetare dhe ato malore, shpejtësia e saj do të mbetet sërish e lartë.

“Era intensive do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit të datës 06.01.2020 me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe hera herës era fiton intensitet deri në 15-20m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, stuhia e erës arrin shpejtësinë deri në 25-30 m/s. Duke nisur nga orët e mesditës së datës 06.01.2020 pritet pakësimi gradual i intensitetit të erës me shpejtësi mesatare 5-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare zonat luginore të verilindjes dhe juglindjes si dhe zonën e Alpeve, era do të mbetet intensive deri në 20-30m/s, përsëri me drejtim nga kuadrati i veriut. Nga data 07.01.2020 era humbet akoma më shumë intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8 m/s me përjashtim vijën bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s”, thotë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ndërsa dita më e ftohtë do të jetë mëngjesi i së martës (7 Janar) me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -10 gradë Celsius në zonat malore, -6 në ato të ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare. /tvklan.al