Jemi në Londrën e viteve 1890, me historinë e njohur të një detektivi imagjinar, me një aftësi të mrekullueshme për observim, i ftohtë, logjik, i rezervuar por edhe i gatshëm për veprim.

“Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” nga Ken Ludvig është shfaqja që Teatri i Metropolit ka zgjedhur për të mbyllur këtë sezon.

Me regji nga Shkëlzen Berisha, kjo komedi bashkon dy zhanre letrare popullore: përrallën gotike dhe trillin e letërsisë detektive, si një formë për të krijuar suspancë dhe për të mbajtur gjallë kureshtjen e publikut.

Trupa është e përbërë nga shtatë aktorë, ku në rolin e Sherlok Holmsit vjen aktori Gentian Hazizaj, ndërsa Doktor Uatson interpretohet nga Rozi Kostani.

Aktorët e tjerë si Herjon Mustafaraj, Mirela Naska, Amri Hasanbelli, Ermir Hoxhaj dhe Klodjana Keco do të sjellin dy deri në trembëdhjetë karaktere mes situatash plot humor.

Premiera vjen më 13 Dhjetor për të vijuar edhe në datat 14, 15, 16 dhe nga data 20 deri më datë 23 në Teatrin Metropol.

Tv Klan