Mes 33 personave të shëruar deri në këto momente, gjashtë të shëruar janë mjekë dhe infermierë.

Pas mjekut në spitalin e Durrësit dhe infermierit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, edhe katër mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” rezultojnë të shëruar.

Janë konfirmuar negativë në të dy testimet deri tani 3 mjekë dhe 3 infermierë. Por stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.

Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.

Lajmin e mirë e ka ndarë edhe Ministrja Ogerta Manastirliu në Facebook. /tvklan.al