Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është rikthyer sërish me emisionin e saj çdo pasdite në Tv Klan. Ajo tregon se e ka kaluar Covid-19 me sukses dhe ka dhënë një këshillë mjaft të rëndësishëm për të gjithë. Ajo shprehet se çdo shenjë apo simptomë që mund të kini mos e neglizhoni sepse me shumë gjasa mund të jetë Covidi dhe duhet të konsultoheni me mjekun.

Moderatorja gjithashtu është surprizuar nga stafi i saj mes emisionit ku merr një tufë me lule dhe një mesazh të bukur.

“Pata unë radhën për ta kaluar Covid-19. Për fat kaloi mirë, ka qenë një histori jo dhe aq e lehtë sa duket në pamje të parë, por që unë nga eksperienca ime kam kuptuar diçka dhe dua ta ndaj me ju. Unë dhe bashkëshorti u infektuam të dy njëkohësisht me Covid dhe patëm fatin e madh që të mos vuanim shumë gjatë kësaj kohe, ama mjekimet i kemi marrë të gjitha.

Që nga shenja e parë që ne dalluam tek vetja jonë dhe një nga mesazhet që unë dua të jap sot, përveç reflektimin të madh që vjen që shëndeti është i pari dhe ne gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm. Flitet gjithë kohës, mbani maskën, ruhuni, ruani distancën. Asnjëherë nuk duhen harruar këto, janë fjalë të vërteta dhe Covidi është real, pas dere dhe shumë i rrezikshëm.

Nga përvoja ime, asnjë shenjë nuk duhet neglizhuar, nëse ndjeni dhe shenjën më të lehtë në trupin tuaj që diçka nuk po shkon, ka shumë gjasa të jetë Covid, kështu që filloni masat t’i merrni menjëherë. Sa më shpejt të trajtoheni, të kuroheni aq më e lehtë do jetë beteja me Covi-19. Dhe unë besoj se kjo është një nga arsyet që ne e kaluam pa shumë vështirësi të mëdha fizike, por ndërkohë trajtimet kanë qenë të forta, intensive, të gjitha një më një”, është shprehur Rudina Magjistari.

Në këto momente moderatorja surprizohet nga stafi. Ajo merr një tufë me lule dhe lexon publikisht pusullën që stafi i ka shkruar.

“Rudina, na kishte munguar buzëqeshja dhe energjia jote. Të lumtur që je kthyer, tani për të punuar edhe më fort se kurrë së bashku, me dashuri stafi”, lexon Magjistari. /tvklan.al