Janë 40 persona të cilët kanë arritur të shërohen nga sëmundja e COVID-19 në vendin tonë. Mes tyre është edhe një e moshuar 80 vjeçe nga Durrësi. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë me ndjekësit e tij këtë lajm.

“Lajm i mirë: Nënë Haxhireja nga Durrësi, plot 80 vjeç, u shërua”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

212 persona janë infektuar me koronavirus në vendin tonë. Fatkeqësisht deri më tani 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa ka pacientë të cilët ndodhen në reanimacion të intubuar duke luftuar me jetën./tvklan.al