Duka i Edinburgut, Princi Philip, pas fati një muaj trajtimi në spital është përmirësuar. Ai ka arritur që të kalojë me sukses një operacion në zemër. Princi Philip, 99 vjeç, u shtrua në spitalin e Mbretit Edward VII në Londrën qendrore në 16 Shkurt pasi ishte ndjerë keq.

Ai më vonë iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në zemër në një spital tjetër të Londrës, Shën Bartholomew.

Tashmë Princi Philip është kthyer në kështjellën Windsor, pas 28 ditësh qëndrimi në spital. Në një deklaratë, Pallati Buckingham tha se Duka është shëruar pas trajtimi të gjatë.

Lartësia e Tij Mbretërore dëshiron të falënderojë të gjithë stafin mjekësor që u kujdes për të … dhe të gjithë ata që kanë dërguar urimet e tyre të mira”, shtohet në deklaratë.

Princi Philip dhe Mbretëresha, kanë vitin e fundit janë izoluar rezidencën Berkshire dhe ka kontakte vetëm me një staf të vogël, pasi kujdesen kundër Covid-19.

Lidhur me shërbimin e Princit Philip ka reaguar dhe Kryeministri Boris Johnson, i cili i ka uruar shërim të shpejtë./tvklan.al