Të burgosurit shqiptarë dhe ata rumunë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm në burgun e Sollicciano të Firences në Itali.

Mediat italiane raportojnë se u desh ndërhyrja e gardianëve për të ndarë sherrin e madh mes dy grupeve. Administrata e burgut ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj të burgosurve të përfshirë në këto trazira. Motivet e kësaj ngjarje nuk dihen, ndërsa nuk ka raportime nëse ka ndonjë të plagosur nga radhët e të burgosurve apo të gardianëve.

Sekretari i përgjithshëm i organizatës së policisë autonome të burgjeve tha se po shkelen rregullat e bashkëjetesës nëpër burgje, duke shkaktuar një seri sulmesh e trazirash. Këto ngjarje, shtoi ai, përbëjnë edhe kërcënim për sigurinë. /

tvklan.al