Një festë beqarie është kthyer në një ngjarje dramatike në Treviso të Italisë. Një 21-vjeçar ka vdekur, pasi është qëlluar me thikë dhe shtatë të tjerë janë plagosur. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, teksa të rinjtë ishin duke festuar me mikun e tyre, i cili do të martohej.

Mësohet se të rinjtë kanë qenë duke festuar, por komshinjtë janë shqetësuar nga zhurma e tyre.

Në pranga ka rënë një shqiptar dhe një shtetas rumun, pasi janë autorët e dyshuar të ngjarjes. Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar quhet Rubin Xhika 28 vjeç, kurse rumuni Florin Ionut Stingaciu 26 vjeç. 

/tvklan.al