Ndeshja midis Cearës dhe Bahias e vlefshme për finalen e Kupës e Veriut në Brazil, nuk shkoi aq mire sa pritej pasi prodhoi skena të pahijshme për futbollin Brazilian. Në fundin e sfidës lojtarët e të dyja ekipeve u përfshinë në një sherr masiv i cili degjeneroi dhe në konfrontime fizike.

Sipas mediave braziliane nuk dihet se cila ishte arsyeja e sherrit, por në videot e publikuara dallohen futbollistët të cilët goditen me njëri-tjetrin.

Videot janë bërë virale në internet dhe deri më tani nuk ka asnjë prononcim zyrtar nga federata e klubet për ndonjë ndëshkim të mundshëm të lojtarëve të përfshirë në sherrin e ndodhur.

Ekipi brazilian Bahia arriti të mposhtë në dy sfida Cearan me rezultat të përgjithshëm për të fituar Kupën e Veriut në Brazil.

Klan News