Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi u përfshinë në një sherr me dy të tjerë.

Nga burimet policore mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Elbasan. Pronari i lokalit dhe 3 djemtë e tij u konfliktuan me dy persona të tjerë.

Për shkak të sherrit me grushte dhe sende të forta, pronari dhe 3 djemtë pësuan lëndime dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Shkaqet e kësaj ngjarje nuk janë të qarta, ndërsa uniformat blu kanë nisur punën për të arrestuar dy personat e tjerë që dhunuan pronarin e lokalit dhe 3 djemtë e tij.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Rreth orës 19:15,  në  lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç,  si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve  janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç,  ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit,  dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al