Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e së shtunës në Bilisht të Devollit.

Sipas policisë, rreth orës 16.00, 21-vjeçari Gevi Osmanllari dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me kaçavidë 23 vjeçarin B.L, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al