Një sherr me sende të forta ka ndodhur në rrugën “Misto Mame” në Tiranë, ku dy persona kanë dhunuar me sende të forta dhe mjete prerëse një qytetar, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Uniformat blu u nisën menjëherë drejt vendngjarjes dhe bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të sherrit.

Policia arrestoi njërin prej autorëve të dyshuar, T.SH. 51 vjeç, dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij I.Sh. 20 vjeç.

Të dy akuzohen për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim. /tvklan.al