Dy persona u përleshen me thika gjatë natës në një fshat të Belshit. Për pasojë të dy morën plagë dhe u shtruan në spital. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas policisë, Ervin Hysa 29 vjeç nga Kajan u qëllua disa herë me thikë nga Përparim Pepa 23 vjeç. Sipas të dhënave 29- vjeçari ka pësuar 6 goditje thella në pjesë të ndryshme të trupit dhe ndodhet në reanimacion.

Ai ka mundur t’i kundërpërgjigjet 23-vjeçarit Pepa duke i shkaktuar disa plagë të lehta, por që ndodhet jashtë rrezikut. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjes, pasi policia po pret përmirësimin e gjendjes së tyre për t’i marrë në pyetje./abcnews.al