Një përleshje me thika mes të burgosurve në burgun e Koridhalos në Greqi, ka rezultuar fatal për 35-vjeçarin shqiptar Alfons Ndoci, i cili ka humbur jetën. Referuar mediave greke, ngjarja ka ndodhur në sektorin ku mbahen të dënuarit për krime të rënda.

Gjithçka ka nisur për shkak se një grup të burgosurish nuk kanë dashur të hyjnë në qeli, ndërsa disa të dënuar të tjerë kanë ndërhyrë që të mos ketë pasoja. Gjatë përplasjes mes të burgosurve krahas 35-vjeçarit shqiptar, është qëlluar me thikë dhe një 46 vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Altin Vokrri që ka mbetur i plagosur.

Për shuarjen e këtij konflikti në ambientet e burgut kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët tashmë po hetojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes me viktimë shqiptarin, Alfons Ndoci.

Ky i fundit në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në Greqi vrau pronarin e dyqanit, i cili tentoi të bëjë rezistencë. Pas arrestimit për këtë ngjarje, Ndoci u arratis në 2018 mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të dënuar të tjerë. Arratia e shqiptarit do të zgjaste vetëm pak ditë.

Vite më vonë, konkretisht në 2023 ai ra sërish në pranga nga policia greke, sërish për grabitje, teksa gjatë arrestimit atij iu gjetën dhe dy armë zjarri dhe marijuanë.

Tv Klan