Një 28- vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Kukës, këtë të shtunë. Mësohet se autor i kësaj ngjarjeje është një 24-vjeçar. Ai është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij.
Paraprakisht dyshohet se mes të dyve ka pasur një konflikt të çastit që ka çuar në përdorimin e thikës.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al