Një zënkë mes dy djemve, nxënës në gjimnazin “Eqerem Çabej” në kryeqytet, ka çuar në plagosjen me thikë të një vajze.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të paradites, për motive ende të paqarta. E lënduara, e cila mësohet se është nxënëse në vitin e parë, ka mbetur e plagosur lehtë në pjesën e ballit. Ajo gjendej pranë dy bashkëmoshatarëve kur këta të fundit u konfliktuan me njëri-tjetrin. 

Me mbërritjen e policisë, dy adoleshentët u shoqëruan në komisariatin e policisë, ku ndodhen sëbashku me prindërit e tyre, si dhe në prezencë të psikologes.

/tvklan.al