Një sherr mes disa personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Astir në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se disa persona pas një konflikti për motive të dobëta kanë qëlluar më thikë 37-vjeçarin F.D.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e Tiranës sqaron se lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për zbardhjen e saj.

Po ashtu bëhet me dije se ka nisur puna për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre./tvklan.al