Një konflikt mes dy personave në zonës e “Don Boskos” në kryeqytet, ka çuar në përdorimin e armës mbrëmjen e së martës.

Burime zyrtare thonë se rreth orës 21:20 pas një sherri mes dy personave, të identifikuar si J. K., dhe B., Z, ky i fundit ka gjuajtur një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas janë larguar.

Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë pistolete. Policia thotë se vijon puna për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij konflikti, kapjen dhee shoqërimin e personave në konflikt, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit./

tvklan.al