Shkodër – Një tjetër konflikt mes 4 personave ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës.

Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se dy prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë kanosur me armë zjarri një person.

Të arrestuar janë Prekë Miri, 46 vjeç, Barut Rexhahmataj, 41 vjeç, si dhe u shpall në kërkim e personit me iniciale K.P, 30, të tre banues në Shkodër.

Sipas policisë, më datë 09.08.2016 është njoftuar se mes Prekë Mirit, K.P dhe një shtetasi tjetër me iniciale S.S ka konflikt dhe përdorim të armëve të zjarrit.

Pas verifikimit nga ana e policisë është konstatuar se Prekë Miri së bashku me shtetasin K.P për motive të dobëta kanë kanosur me armë zjarri personin me iniciale S.S, 54 vjeç, banues në Shkodër.

Prekë Miri dhe K.P,akuzohen për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”; Kanosjes” e kryer në bashkëpunim, ndërsa Barut Rexhahmataj, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga kqyerja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 gëzhoja model 56, një fishek model 56, si dhe një kapak i kutisë së tytës së një arme zjarri./tvklan.al