Një konflikt për motive të dobëta dhe kundërshtimi me dhunë i oficerëve të policisë çoi pas hekurave 4 persona në Pogradec. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen nr. 3 të qytetit.

“Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 3, shtetasit E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si edhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat për sqarimin e konfliktit, këta shtetas i kanë kundërshtuar me dhunë efektivët”.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza e kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik./tvklan.al