Sherr mes adoleshentëve, 19-vjeçari goditet disa herë me thikë

Foto ilustruese


Sherr mes adoleshentëve, 19-vjeçari goditet disa herë me thikë

10:22 30/09/2020

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është goditur disa herë me thikë gjatë një sherri mes adoleshentëve. Ngjarja ka ndodhur në Kamzë në “bulevardin blu”.

Sipas policisë, 19-vjeçari me iniciale E.D. u godit  me thikë në kurriz dhe në krah nga një 16-vjeçar me iniciale Sh.D. I përfshirë në këtë sherr është edhe një 34-vjeçar me iniciale E.R., shok i 19-vjeçarit të plagosur.

Ai goditi me sende të forta në trup 16-vjeçarin Sh.D. kur pa se ky i fundit sulmoi me thikë shokun e tij.

19-vjeçari i plagosur me thikë ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori 16-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Kurse 34-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale plagosje e lehtë me dashje.  /tvklan.al






Të ngjashme