Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur pasdite në Tiranë. Policia e kryeqytetit sqaron se konflikti mes tyre ka ndodhur në një lokal në zonën e njohur si ish-Nisheraku.

Gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me thikë, bashkëmoshatarin e tyre me iniciale G. R.”, sqaron policia.

I riu që mbeti i plagosur është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndërkohë ka nisur punën për kapjen e autorëve dhe shoqërimin e tyre në komisariat, po ashtu po punohet dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al