Një adoleshent gjeti vdekjen këtë të enjte në qytetin e Fierit, pasi u godit me thikë nga një 17-vjeçar.

Viktima është një 16-vjeçar me iniciale D.V, banues në Hoxharë të Vjetër. Burime zyrtare të policisë thonë se i riu shkoi i plagosur në spital rreth orës 16:30 dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pas një sherri mes viktimës dhe një 17-vjeçari, të identifikuar nga policia me iniciale F.G, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”.

(Në video, pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja)

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje u vetëdorëzua në polici pak orë pas krimit dhe përballet me akuzën e vrasjes me dashje. Puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë vazhdon.

/tvklan.al