Një 46-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pasi u godit me sende të forta gjatë një sherrit me një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë pranë Gjykatës së Apelit rreth orës 17:20. Sipas informacionit policor, i plagosuri është me iniciale K.M.

Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se 46-vjeçari u godit në kokë me një send të fortë.

Ndërsa po hetohet për të identifikuar dhe për të arrestuar autorin. Disa persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Informacioni paraprak i Policisë së Vlorës:

Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë,  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në  kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. /tvklan.al