Teksasi ndalon një ilaç. Uashingtoni e lejon

Beteja mes republikanëve dhe demokratëve për çështjen e abortit shtrihet edhe në sistemin e drejtësisë.

BBC shkruan se një gjykatës federal i emëruar nga ish-presidenti Tramp vendosi ndalimin e përdorimit të ilaçit Mifepriston që përdoret për ndërprerjen e shtatzënisë deri në javën e 10-të. Një orë më vonë, një tjetër gjykatës në Uashington, i emëruar gjatë presidencës së Obamës lëshoi një verdikt sfidues që lejon përdorimin e këtij ilaçi në 17 shtete federale.

Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se do ta apelojë vendimin e Teksasit. Çështja pritet të shkojë në Gjykatën e Lartë, ku gjykatësit e emëruar nga ish-presidentët republikanë kanë shumicën 6 me 3.

Mifepriston është ilaçi më i përdorur për abortet. Grupet fetare të mbështetura nga konservatorët republikanë, po përpiqen t’a shpallin abortin të jashtëligjshëm në shkallë kombëtare, duke kufizuar  deri edhe rastet kur grave shtatzënave edhe u rrezikohet jeta. Në SHBA, aborti lejohet prej 1973-shit.

Tv Klan