Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes dy krushqive mbrëmjen e kësaj të enjte rreth orës  20:15, në qytetin e Peshkopisë.

Policia bën me dije se disa persona krushqi me njëri tjetrin janë konfliktuar me sende të forta për motive të dobëta ku për pasojë janë dëmtuar lehtë dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./tvklan.al