Problemet për Kim Kardashian duket se nuk kanë fund. Sërisht ajo ka patur një keqkuptim me motrën e saj Kourtney. Në një episod të “Keeping Up With The Kardashians”, Kourtney dhe Kim shihen duke u përplasur fizikisht pas një zënke.

Në video duket momenti ku ato bërtasin, ku si fillim është Kourtney ajo e cila e godet në fytyrë e më pas Kim e gjuan nga mbrapa. Ajo e cila u mundua që ta qetësojë situatën ishte motra e tretë e tyre, Khloe, e cila në atë moment ishte duke qëndruar me Kendall Jenner në dhomën e gjumit.

Pas ndërhyrjes së saj, Kim duket tejet e nevrikosur  teksa thotë: “Thjesht nxirreni nga këtu. Nuk dua ta shoh as fytyrën e saj”.

Klan Plus