Një zënkë mes dy adoleshentëve ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre këtë të hënë në Gjirokastër. Burime zyrtare sqarojnë se nxënësi ka marrë plagë në kraharor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Njoftohemi se në urgjencën e spitalit Gjirokastër është paraqitur për të marë mjekim I.F, nxënës në Gjimnazin “Siri Shapllo”, i cili është konfliktuar në oborrin e shkollës me A.D, (nxënës i kësaj shkolle). 

A.D ka goditur me thikë në kraharor I.F, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”

, thuhet në një njoftim paraprak të policisë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët shoqëruan autorin në ambientet Komisariatit dhe pritet që të zbardhin rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

/tvklan.al