Policia ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes tre të rinjve në Kuçovë. Uniformat blu u informuan për sherrin që po ndodhte dhe shkuan menjëherë në vendngjarje.

Dy të rinjtë R.Gj. 31 vjeç dhe Xh.D. 22 vjeç po konfliktoheshin me 25-vjeçarin me iniciale Xh.K. Sapo patrullat e policisë shkuan në vendngjarje, arrestuan dy prej tyre, kurse 25-vjeçari mundi të largohej por la pas makinën e tij.

Në automjet atij iu gjet një automatik, armë që u sekuestrua nga policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes së kryer në bashkëpunim, ndërsa 25-vjeçari Xh.K. është shpallur në kërkim. /tvklan.al