Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri mes disa të rinjve në Sarandë. I plagosuri është me iniciale R.A., thotë policisë.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi pas një sherri të çastit.

Sipas Policisë së Sarandës, autor i ngjarjes dyshohet se shtetasi M.B. Ai është shpallur në kërkim nga policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /tvklan.al