Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije se “rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, Shkodër është plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. T. 16 vjeç”.

I plagosuri tashmë është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu bëhet me dije se është bërë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit K. L. 18 vjeç banues në lagjen Shirokë.

Dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti te çastit./tvklan.al