Një sherr mes dy personave ka ndodhur sot në Tiranë në rrugën “Kastriotët”. Policia sqaron se në sherr janë përfshirë R.N. 34 vjeç dhe R.K. 32 vjeç.

Deri tani mësohet se 34-vjeçari ka plagosur me thikë 32-vjeçarin dhe ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 10.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. N., 34 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka goditur me një mjet prerës (e dyshuar thikë), shtetasin R. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, është ky njoftimi i bluve të Tiranës./tvklan.al