Dy adoleshentë janë plagosur me mjete prerëse pas një sherri mes disa të rinjve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një sherri me sende të forta për motive banale. Të rinjtë të moshës rreth 13 vjeç, u goditën me mjete prerëse e sende të forta dhe u transportuan për në spital. Mësohet se gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë që mbërritën në vendngjarje shoqëruan në komisariat një person për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat dhe shkaqet. Ndërkohë që autori i dyshuar është shpallur në kërkim.

Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Me datë 31.03.2021, rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e konflikti të çastit, mes katër shtetas të mitur 13 vjecarë, janë lënduar, dyshohet me mjete rrethanore e të mprehta 2 shtetas të moshës 13 vjeçare, të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt  si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al