Një sherr verbal përshkallëzoi shumë shpejt në përdorimin e thikës mëngjesin e kësaj të premteje në Vlorë. Për pasojë një 18-vjeçar mbeti i plagosur nga një bashkëmoshatar. E gjithë ngjarja ndodhi rreth orës 08:33, pranë një lokali në lagjen “Kushtrimi”.

Policia thotë se i plagosuri, i identifikuar me iniciale I.S, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa menjëherë pas ngjarjes, autoritetet identifikuan autorin, 18-vjeçarin me iniciale Xh.A dhe e shoqëruan atë në polici.

Dyshimet janë se i gjithë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta midis disa të rinjve, megjithatë autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave./tvklan.al