Dy të rinj janë arrestuar nga policia pas një konflikti në autobusin e linjës Kinostudio – Kombinat në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën e Dibrës.

Dy persona, F.K. 20 vjeç dhe A.T. 24 vjeç, dhunuar fatorinon pas një konflikti të çastit. Shoferi i autobusit ndaloi mjetin dhe kërkoi ndihmën e dy policëve rrugorë që ishin me shërbim pranë spitalit “Nënë Tereza”.

Uniformat blu ndërhynë menjëherë, por hasën në rezistencën e dy të rinjve që po konfliktoheshin me fatorinon. Megjithatë, ata u neutralizuan dhe u arrestuan. Dy të rinjtë akuzohen për kundërshtim të punojnësve të policisë dhe goditje për shkak të detyrës. /tvklan.al