Lojtarët e Boca Juniors përplasen me forcat e sigurisë dhe kundërshtarët
Lojtarët e skuadrës argjentinase Boca Juniors e humbën logjikën, pasi u eliminuan nga Coppa Libertadores.
Ata u përplasën me futbollistët e Atletico Mineiro dhe forcat e sigurisë në përfundim të takimit të fazës së 1/8 i zhvilluar në Belo Horizonte, në Brazil.
Dhuna ndodhi në korridoret e stadiumit ku për të goditur kundërshtarin u përdor gjithçka që ndodhej përqark. Për të qetësuar gjakrat policia u shtrëngua të përdorte spraj me spec djegës, duke bërë që disa lojtarë të Boca të dilnin sërish në fushë, pasi patën probleme.
Skuadra braziliane pretendon se lojtarët argjentinas tentuan edhe të hynin në dhomat e zhveshjes. Si përfundim nuk pati të arrestuar, por disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit të Boca Juniors u shoqëruan në polici për të dhënë sqarime rreth ngjarjes.
Tv Klan