Dy të rinj janë plagosur në rrethana të paqarta në Elbasan.

Policia e qytetit njofton se “në ambientet e brendshme  të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç,  banues në Elbasan,  të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore”.

Dy të rinjtë kanë marrë plagë nga sherri i ndodhur në lokal, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre”, njoftojnë autoritetet.