Tiranë-Rreth orës 15:15, në ish-Bllok, një person ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur, dyshohet me qytën e pistoletës, E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit./tvklan.al