Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri për motive të dobëta që ka ndodhur në lagjen Nr. 5 të Korçës.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se dyshohet 45-vjeçari është dëmtuar në këmbë, pasi kundër tij është qëlluar me armë zjarri.

45-vjeçari I. Q., që mbeti i plagosur është dërguar në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po vijon puna për mbledhjen e provave dhe kapjen e autorit. Ende nuk dihet identiteti i autorit të plagosjes./tvklan.al