Një sherr mes një personave dhe dy vëllezërve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Podgorie në Maliq. Policia njofton gjatë një konflikti ka nisur për motive të dobëta midis këtyre 2 personave, por i dëmtuar ka mbetur dhe vëllai i njërit prej protagonistëve.

Në një njoftim për mediat nga policia lokale sqarohet se sherri ka nisur mes E.B.  30-vjeç, i cili tashmë është i arrestuar dhe R.Xh, 34-vjeç që po hetohet në gjendje të lirë.

Por në konflikt është përfshirë dhe vëllai i 34-vjeçarit, D. Xh., i cili po ashtu ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani dyshohet se 30-vjeçari ka qenë shkaktari i sherrit, pasi është arrestuar për “Plagosja e rëndë me dashje”./tvklan.al