Në sfidën ku e gjithë vëmendja ishte e përqendruar te LeBron James, ajo mes Los Angeles Lakers dhe Houston Rockets, degjeneroi në fund me përleshje mes basketbollistëve. Bradon Ingram dhe Rajon Rondo i Lakers u përplasën me Chris Paul të Rockets. Fjalët u pasuan me shtyrje dhe grushte.

Vetëm ndërhyrja e lojtarëve të tjerë dhe përgjegjësve për sigurinë solli qetësimin e situatës.

Reagimi i ashpër bëri që Ingram të pezullohet për 4 ndeshje, Rondo me 3 takime, ndërsa Paul me 2. Një shfaqje që nuk është zakonshme në NBA ku spektakli në fushë i bashkohet ai në tribuna.

Tv Klan