Një 32 – vjeçar nga Lushnja është plagosur rëndë me thikë, pas një sherri banal pranë një pike bastesh sportive.

Julian Sula është sjellë me urgjencë në Tiranë, pasi ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjeve.

Sipas informacioneve në vendin e ngjarjes, mësohet se i plagosuri dhe autori kanë nisur të debatojnë pranë pikës së basteve, pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Zvicër.

Policia është në kërkim të autorit të plagosjes së rëndë, ndërsa nuk bëhet publik identiteti i tij.

Tv Klan